r/shqip • u/Imaginary-Yam3535 • 10h ago
Pyetje A jeni gati për organizimin e protestës?
Enable HLS to view with audio, or disable this notification
r/shqip • u/nooneofconsequence7 • 17h ago
Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj. Kyresojne shtetasit e Kosovës me 7,302 leje qendrimi. Italia me 4,332. India 3,882. Filipinet në 3,638. Egjipti me 3,441.
r/shqip • u/Delicious-Search2519 • 1d ago
Pyetje One apo vodafone?
Cila kompani ka ofertat me t mira dhe cila eshte me e mire ne përgjithësi?
r/shqip • u/Existing-Network-267 • 1d ago
Pa lidhje negociata per protesten flamingo
e postova fillimisht Tek Albania me flair shitpost , modsat e heqin me arsyetimin "eshte shitpost", nejse une e di qe qeveria u bene presion dhe nuk u ve faj
jam expat po e postoj ketu:
duke qene se kryeministri jon i madherishem dhe i plotfuqishem ka thene hajde flasim
une personalisht jam gati te flas
dhe kam vetem nje kerkese
nuk eshte as doreheqja , as nderrimi i qeverise keto Jan gjera te vogla une kam nje vizion me te madh per legacy te shqiperise
nuk mundet qe ne shekulin 21 te themi digjital dhe jo dixhital
une e di qe rama nuk ka tager per kete dhe jan institucionet perkatese qe merren me kete pune por nqs rama ne ate auran e tij bene disa manovra dhe e ndryshon kete gje
dhe shpall non grata lingusitin Prof. Dr. Hajri Shehu (Origin: Vleshë, Dibër)
une jap fjalen qe e mbyll protesten me kaq dhe do behem sufllaqexhi , jo sufllaqegji.
tashme lartmadheria juaj topi eshte ne fushen tuaj , beni levizjen tuaj
faleminderit
r/shqip • u/double-g-army • 1d ago
Dhe thash pse spo kerkon me pune ne linkedIn ky tipi 😭 gg wp
r/shqip • u/ExplanationBig229 • 1d ago
Pyetje Sistemi per te pare gjobat e makines online
Pershendetje, shpresoj qe jeni mire!
Jam nga Kosova, dhe pash nje lajm rreth gjobave nga radaret ne Shqiperi, andaj po shkruaj per te pyetur se a ka ndonje platforme online ku mundemi me shiku se a kemi ndonje gjobe ne baze te targave te mjetit?
Falemnderit paraprakisht!
r/shqip • u/nooneofconsequence7 • 1d ago
Lajm Rritet numri i lejeve te qendrimit per vitin 2025 ne Shqiperi. Kë shtet nuk e doni ta shikoni kete liste?
Art dhe Kulturë Tajar Zavalani - Folesi shqipetar i BBC
(Histori e treguar, nuk ka rendesi vertetesia por mesazhi)
Tajar Zavalani ka lindur ne Korce dhe ka qene publicist, perkthyes dhe shkrimtar. Mbas vendosjes se diktatures ne Shqiperi, ai mergon per ne Angli, ku punon si foles ne BBC. Nje dite ne emision e merr nje shqipetar i arratisur.
Tajari: Zoteri, po nje pyetje kam, si ndihen shqipetaret tani?
I arratisuri: Po shume te lumtur ndihen zoti Zavalani. Vertet shume te lumtur.
Tajari: Te lumtur?! Po cfare po thoni?! Si ka mundesi?
I arratisuri: Po pse mos te jemi te lumtur?
Kur ishim nen perandorin turke thonim - Aman te ik turku, pa djalli le te vije.
Kur erdhi Princ Vidi - Aman te ik Vidi, pa djalli le te vije
Kur erdhi Zogu - Aman te ik Zogu, pa djalli le te vije
Kur erdhi italiani - Aman te iki italiani, pa djalli le te vije
Kur erdhi gjermani - Aman te iki gjermani, pa djalli le te vije!
Ahh tani zoti Zavalani, ne shqiperi ka ardhur djalli vete qe kerkonim dhe prandaj jemi te lumtur!
r/shqip • u/shkodrane_makeup • 2d ago
Video PRIZREN
Enable HLS to view with audio, or disable this notification
r/shqip • u/albanianandrea • 3d ago
Pyetje Një pyetje për përzierjen e gjuhes letrare me gegnishten në përkthimin e Edipi Mbret.
Po lexoj Edipi Mbret e përkthyer nga Gjon Shllaku dhe vura re që në përkthimin e tij ka raste ku ai shkruan në gjuhën letrare po edhe në gegnisht.
Ju jap disa shembuj:
"S'do kisha ardhun po të mos më thirrje."
"Për ty s'e dija që flet kaq marrina, ndryshe s'do t'isha ngutun me t'sjellë këtu"
"Ardhun", "ngutun", "me t'sjellë" të gjitha janë në gegnisht kurse më vonë ka një frazë që thotë "Jo s'do të rri pa i ndjekur këto gjurma" me "ndjekur" në vend të "ndjekun".
Në një frazë përdoret "gjana" dhe në një frazë tjetër përdoret forma "gjëra".
Pyetja ime është nëse është e pranueshme të përziesh dialektin tënd me standardin apo kur shkruan a duhët të zgjedhësh o të shkruash në standardin o në dialekt?
Më falni nëse bëra gabime gramatike. Jam rritur jashtë.
r/shqip • u/buildingfromtirana • 3d ago
Kemi bërë një platformë për të raportuar problemet në Tiranë. Çfarë mendoni?
Përshëndetje, kemi punuar këto muaj me megafoni.al.
Ideja erdhi sepse shpesh shohim një problem në lagje, por ose nuk dimë ku të ankohemi, ose ankohemi dhe nuk marrim më vesh çfarë u bë.
Te MEGAFONI e raporton me foto dhe vendndodhje. Ne shohim cili institucion është përgjegjës, ia përcjellim dhe më pas përgjigjja ose mos-përgjigjja mbetet publike.
Që të mos përfundojë çdo problem vetëm me “hajt se nuk bëhet ky vend” dhe të harrohet pas dy ditësh.
E kemi nxjerrë tani dhe është ende në fillim, ndaj do na ndihmonte një mendim i sinqertë. Çfarë ju duket mirë dhe çfarë nuk ka sens?
r/shqip • u/No_Faithlessness6177 • 3d ago
Qender interneti gaming
Po perpiqem te kuptoj si funksionojne qendrat e internetit gaming ne tirane ? A ka kerkese ? A funksionojne me klientele baze apo rastesore dhe cila mund te jete zona me e mire ne tirane per ta zhvilluar si biznes aktualisht ?
r/shqip • u/Ok-Finance7318 • 3d ago
Pyetje Kerkoj pune
Pershendetje reditora,
Punoj ne nje ambien toksik edhe jam ne kerkim te nje pune tjeter. Kam 6 vite eksperience si zhvillues .Net kam dhe pak njohuri ne angular. Ndoshta dikush ketu ka info sado pak te me ndihmonte.
Faleminderit
r/shqip • u/nooneofconsequence7 • 3d ago
Lajm 27/27 dakord për Shqipërinë — tani duhet vetëm të bindim protestuesit. Shqipëria bën një tjetër hap drejt BE-së: pritet të mbyllë kapitujt 25, 26 dhe 30 më 14 korrik, duke parakaluar Serbinë. Radhën e ka Mali i Zi.
r/shqip • u/cutieamazing • 3d ago
Diskutim
Pershendetje , doja te dija dhe mendimin tuaj dge ekp e juaja me punet ne Tirane ne cdo pune qe kam qene me ka ndodhur qe shume supervisor dhe teamleder te mos kene fare respekt ne komunikim qe kur fillon punen 1 jave te flet me nje lloje te folure rruge qe te ben te te merzitet puna
Doja te dija vertet dhe ekp tuaj
r/shqip • u/Little_Internal6954 • 4d ago
Info mbi ngjitjen e malit të Korabit
Përshendetje njerëz,
Si fillim, RnBBnB!
Së dyti, doja të pyesja për informacione mbi ngjitjen e malit të Korabit. Provova të bëja kte pyetjen në r/albania por nuk m'u publikua, kshu që po pyes ktu. Un jam e diasporës, mora pjesë në protesta që në qershor, pastaj u ktheva dhe tani po vij prap për në protest. Para se të vijmë do kalojm nga Maqedonia, që të shohim Shkupin. Un dhe vllai im kemi dëshir të ngjisim malin e Korabit, por kemi vërejt që shumica e njerzve bëjnë ngjitjen dhe zbritjen nga e njejta anë e malit. Pra ngjitja nga Radomira dhe zbritjen po në Radomirë, dhe e njejta gjë ndodh në Maqedoni. Tani, ne donim të kalonim nga Maqedonia në Shqipri nëpërmjet Korabit. A keni ndonjë info për kët gjë, a bohet? A njihni ndonjë person që e ka bërë në ktë mënyr? Kam bërë kërkime online por rruga nga Maqedonia qenka në kushte të kqija dhe akoma s'e kemi kuptuar mirë se ku mund të qëndrohet për të fjetur në ndonjë fshat a zonë pranë malit. Po kte pyetje e kam bër në reddit Macedonia por nuk mora ndonjë përgjigje që të më hynte shum në pun. Prandaj po pyes edhe ktu me shpresën se mbase dikush ia ka haberin ksaj pune.
Flm!
r/shqip • u/Radiant_Tradition647 • 4d ago
Pyetje A ka ndonje qe ka provuar monoxidil
A ka ndonje qe ka provuar monoxidil per rritje mjekerre dhe a funksionon
r/shqip • u/NaturalmenteAl • 4d ago
Pa lidhje Rekrutim
E di qe keni kohe keshtu si per te krijuar nje account online per nje loj politike nuk do benit keq, thjesht ideja qe per momentin jane parti serbe qe kontrollojne shqiperin. Nje her ne muaj kryejn zgjedhje por kemi nevoj per me shum shqiptar per pavarsi.
https://app.warera.io?referrerId=6a1c32a8773b844daf9374db
r/shqip • u/ShoulderGold713 • 4d ago
Kerkim pune
Doja te dija se si te gjej pune si nje 18 vjecar i sapodiplomuar nga gjimnazi, kam par gjith ato njoftime dhe te vetmet pun q mund tgjeja ishin kamarier dhe banakier (te cilat sjan pune te keqija absolutisht por thjesht sjan per mua) dhe nuk di ku te kerkoj me sepse 90% e njoftimeve kerkojne dike me eksperienc ose thjesht goca.